Pas mbylljes së numërimeve të votave në të gjithë vendin tonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama për fitoren.
Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë ndaj e ka përgëzuar Ramën për fitoren. Sipas Kurtit uron që të ketë bashkëpunim në të gjitha sektorët Kosovë-Shqipëri.
Postimi i Kurtit:
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.