Ambasadorja amrikane ne Tirane Yuri Kim mendon se populli shqiptar foli qarte ne zgjedhjet e 25 prillit.
Ne nje mesazh ne Twitter, Kim shkruan:
Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partine Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë.
Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.
Me tej diplomatja amerikane kerkon njohjen e rezultatit: Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Duke iu referuar raportit te OSBE/ODIHR, duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë.
“Ne ritheksojmë që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.
Deklarata vjen ne nje kohe kur kryetari i PD Lulzim Basha, por edhe LSI dhe presidenti Meta po bejne akuza per manipulim te zgjedhjeve sipas tyre nga bandat e lidhura me mazhorancen./lajmifundit.al