Lajm i mirë, finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet me tifozë

Finalja e Kupës së Italisë (Coppa Italia) mes Juventusit dhe Atalantas më 19 maj do të zhvillohet në praninë e tifozëve, me 20% të kapacitetit të stadiumit të hapur për publikun, njoftoi të enjten nënsekretari italian për shëndetësinë.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet në Stadiumin Mapei në Reggio Emilia, shtëpia e skuadrës së Serisë A, Sassuolo dhe do të mirëpresë tifozët pasi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) bëri një kërkesë për qeverinë që mbështetësit të lejohen mes pandemisë së COVID- 19.
“Pasi kam diskutuar me ministrin (e shëndetësisë) Roberto Speranza, unë konfirmoj gatishmërinë e qeverisë për të hapur stadiumin për tifozët me 20% të kapacitetit”, tha në një deklaratë nënsekretari i shëndetësisë Andrea Costa.

“CTS (Komiteti Shkencor Teknik) po studion aktualisht protokollin që spektatorët të mbërrijnë dhe të ndjekin lojën në mënyrë të sigurt e në përputhje të plotë me legjislacionin anti-Covid”.

Stadiumi Mapei mban pak më shumë se 21500 tifozë në kapacitet të plotë.

“Falënderojmë qeverinë që ka pranuar kërkesën tonë për të sjellë publikun përsëri në finalen e ardhshme të Coppa Italia-s, është një sinjal drejt normalitetit që të gjithë kemi nevojë”, tha presidenti i Serie A Paolo Dal Pino në një deklaratë.

“Ne mbetemi të sigurt se jemi në gjendje të hapim stadiumet për ditët e fundit të kampionatit (Serie A) dhe të lejojmë 1000 spektatorë në siguri totale”.

Stadiumi Olimpik i Romës u konfirmua si një vend organizator i Euro 2020 në fillim të këtij muaji, me autoritetet që garantojnë se do të plotësohet të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit.

Kryeqyteti italian do të presë ndeshjen që do të hapë Kampionatit Evropian kur Italia përballet me Turqinë në 11 qershor, përpara se të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të Italisë në grupe, kundër Zvicrës dhe Uellsit si dhe një çerekfinale./ZA

Loading...