Vrau vëllain me thikë në sy të babait

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi në familje në Maqellarë, ku 26-vjeçari vrau me thikë vëllain e vogël.

Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Allabegi ku Florian Tonuzi ka qëlluar me thikë të vëllain 23-vjeç Benard Tonuzi.
Burimet bëjnë me dije e dy vëllezërit kishin në pronësi të tyre një lokal në fshat, ndërkohë që dyshohet se pasi kishin dalë prej aty kishin nisur të ziheshin, ndërsa krimi i rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

E gjithë skena makabre ka ndodhur në sy të babait të tyre i cili ka dërguar menjëherë 23-vjeçarin në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë plagëve.

Ndërkohë Florian Tonuzi është ende në kërkim.

Loading...