Gazment Bardhi ka reaguar sërish për blerjen e votave përmes legalizimeve duke bërë deklaratën e fortë që Ministrja Belinda Balluku duhet të shkojë prapa hekurave.
Sipas Gazment Bardhit, ministrja mund të gënjejë për një ditë, por ajo nuk mund të gënjejë SPAK-un, duke shtuar se një drejtësi pa ndikim nga qeveria do të conte ministren në burg.
Ai vazhdon duke renditur 3 fakte, të cilat i quan kokëforta. Së pari Bardhi përmend legalizimin e shtëpive të banorëve që janë në zonën elektorale të Ballukut, gjë e cila ka ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit.
Denoncimi i Bardhit vazhdon me faktet sipas tij kundër Kadastrës, e cila ka vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Ballukut mundësinë për të bërë legalizime deri të premten para zgjedhjeve.
Bardhi rendit si fakt të tretë, shpërbërjen në 24 prill të grupit të krijuar për legalizimet në Kombinat, pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.
Reagimi i Bardhit:
Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.
Faktet janë kokëforta:
Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, filan fistekja (e di marinela) mbledhin të dhënat ë banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legaliizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet nga ligji. (Ndonjë saktësim sesi me 4 fjalë.)
Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.
Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.
Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera, nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!