Pandeli Majko reagon për herë të parë pasi mbeti jashtë Parlamentit: Këtë sistem pranuam

Pandeli Majko artikuloi reagimin e tij të parë, pas rezultatit të numërimit të votave, proces nga i cili doli pa një mandat deputet.

Majko shkruan në rrjetet sociale se kishte bindjen se PS do të fitonte 19 mandate në Qarkun e Tiranës dhe për këtë arsye nuk bëri shumë fushatë për figurën e tij.
“Megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë.

Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.”

Loading...