Të gjithë gratë shtatëzanë, kanë një sërë simptomash që i tregojnë se janë në pritje të një fëmije, përveç ndalimit të periodave.
Ja disa prej tyre:
Rrjedhja e hundëve; Për shkak të punës së ndryshuar të hormoneve, mukoza e hundës ndonjëherë fryhet dhe prodhimi i sekrecionit të mukozës rritet.
Gjakrrjedhja e mishrave të dhëmbëve; Gjatë shtatzënisë, qarkullimi i gjakut është më i shpejtë dhe në shtatzëni, nganjëherë ndodh periodontiti, prandaj mishrat janë më të ndjeshëm ndaj baktereve.
Zëri i thellë dhe i ngjirur; Kjo është krejtësisht normale për gratë shtatzëna që t’u ënjtjen kordat e zërit, e cila përkohësisht ndryshon ngjyrën e zërit. Ky fenomen i pazakontë mund të zgjasë deri në lindjen e fëmijës.
Gjakrrjedhja nga hunda; Ashtu si në rastin e rrjedhjeve, ky fenomen i pazakontë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale.
Ndryshimet e lëkurës; Nëse lëkura juaj është më e errët ose e kuqe vende-vende ose keni një vijë të errët (linea negra) në stomak, mos u shqetësoni. Këto janë simptoma krejtësisht normale të shtatzënisë.
Shkuarja e shpeshtë në banjë; Nëse rastësisht lëshoni gazra ose vëreni mospërmbajtje (urinim i pavullnetshëm) ndërsa qeshni, teshtini ose kolliteni, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Këmbët e fryra; Kjo simptomë relativisht e njohur mund të jetë plotësisht e padëmshme, por nuk është e pamundur që të jetë një tregues i preeklampsisë.