Ja cfare ben mbesa per gjyshen…
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte e pranishme Rediola, e cila ka thirrur gjyshen e saj që e ka rritur dhe edukuar që në moshën 5 –vjeçare, pasi prindërit nuk kishin mundësi ekonomike ta mbanin.
Nëse dikur nuk i kuptonte sakrificat e saj, sot Rediola është e ndërgjegjshme që nënë Hurmaja ka nevojë për vëmendje të veçantë.
Rediola: Kam jetuar 8 vite me gjyshërit, deri në vitin 2007. Kur kam jetuar tek gjyshërit kam studjuar në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa”, Fier. Gjyshi ishte roje shkolle dhe ishte ai që e merrte dhe e çonte në shkollë, ndërsa gjyshja kujdesej për mua. Ka qenë si periudhë revolte, rebelimi se përsë unë jetoja aty, ndërkohë që të gjitha shoqet e mija jetonin me prindërit. Mendoja se prindërit më kishin braktisur aty dhe unë ndihesha keq, edhe pse jetoja shumë mirë. Nëna përpiqeshe shumë që të jetoja mirë. Dilja me atë shumë shpesh, ajo më shoqëronte kudo.
Por vazhdoja të mos isha mirënjohëse. Kështu ka vazhduar deri në klasën e shtatë kur nëna më tha që do ikte në Tiranë të jetonte me dajën. Unë u ktheva në shpi, e mora me dëshirë shumë të madhe, por kur shkova pata një zhgënjim. Në të vërtetë u përballa me një jetë tjetër. Pushime nuk bëja, nuk dilja aq shumë. Thashë, paska qenë shumë mirë të jetoje me nënën. Përveç këtyre që janë dëshira fëminore, ishte shumë e vështirë të rikrijoja marrëdhënien me prindërit, pasi unë takohesha një herë në javë. Për nja 2-3 vite kam pasur një periudhë dëshpërimi për kthimin në shpi nga ajo që prisja në të vërtetë.
Në vitin 2008 nëna u diagnostikua me kancer në mitër. Unë kam qenë në klasën e 7-8 dhe në atë periudhë nuk e kam përjetuar shumë, pasi nëna jetonte në Tiranë, unë jetoja në Fier. Ajo bëri një kimioterapi shumë të fortë, i ranë flokët. Por përtej këtyre, ajo i jepte forcë vetes dhe ja doli. Pas 10 vitesh ju rikthye një sëmundje e ngjashme me të parën. Këtë verë ajo u diagnostikua me kancer në gji. Ndryshe nga sëmundja e parë unë këtë herë kam qenë më afër nënës. E kam shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë i kam qëndruar shumë afër. Pas operacionit nëna nis kimioterapinë e dytë. Ajo është shumë e dëshpëruar, e rraskapitur, pasi i duhet çdo tre javë të bëjë kimioterapi, shoh dhe një mosdëshirë për të mos e marrë veten.
Gazetarja e “Ka një mesazh për ty”, shkoi në shtëpinë e zonjës Hurma dhe i tha se në telefonin e saj ka ardhur një mesazh, ku e fton që të jetë e pranishme në studio.
E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur zonjën Hurma në program, ajo tha se mund të jetë mbesa e saj, dhe në fakt kishte të drejtë, pasi ishte Rediola ajo që kishte një mesazh për gjyshen.
Rediola: Unë doja që të të falenderoja për të gjithë sakrificën, kujdesin, jo vetëm kur më ke rritur, por edhe më pas kur isha me prindërit. Ti më merrje në verë për pushime. Ky kujdes ka vazhduar edhe sot kur unë vi tek shtëpia, edhe sot që unë vi tek shtëpia, je ti që ma bën kafen dhe jo unë ty. Unë të falenderoj shumë dhe pres të bësh akoma. Dua të shikoj atë nëna Hurmanë e mëparshme, të dalësh, të bësh byrek, të bësh udhëtime dhe të mos e lesh veten pas dore për shkak të sëmundjes.
Pas mesazhit të Rediolës dhe nënë Hurmja kishte një dëshirë për mbesën e saj.
Hurmaja: Këtë e kam pasur pikë të dobët, ka qenë fëmija i parë i vajzës dhe dashuria ka qenë më e madhe për këtë vajzë, e kam mbajtur, e kam rritur. Unë kërkoj që ajo të vazhdojë këtë rrugë që ka nisur dhe i them që të gjejë shokun e jetës, ja kërkoj unë si gjyshe. Sa të jem unë mirë ta shoh me dikë.
Urojmë që zonja Hurma të jetë e shëndetshme që ta shohë mbesën e saj nuse. /tvklan.al