51-vjeçari vdes pasi ra nga lartësia gjatë punës, arrestohet pronari i tij në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 65-vjeçar, pasi një punëtor që po punonte në shtëpinë e tij, ka mbetur i vdekur pasi ra nga një lartësi. Blutë bëjnë me dije se ka ndërruar jetë shtetasi I. J., 51 vjeç. Shkak i arrestimit është mungesa e kushteve të punës, që shkaktoi një tragjedi.
“Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Loading...