Përplasi për vdekje këmbësorin, përfundon në burg 46-vjeçarja

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 46-vjeçare e cila një ditë më parë, ka aksidentuar një këmbësor, i cili për fat të keq ndërroi jetë në spital. Blutë nuk japin asnjë detaj, lidhur me moshën e viktimës, apo vendin e ngjarjes.
“G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Loading...