Kupa e Botës 2030 në futboll në Ballkan?

Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia po shqyrtojnë organizimin e Kupës së Botës në futboll 2030, thanë kryeministrat e katër vendeve.

“Ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ai që kishte këtë ide”, tha homologu u tij grek, Aleksis Cipras në qytetn bregdetar bullgar Varna.

“Ne do të shqyrtojmë mundësitë”, shtoi ai.

Nëse do të ketë një përpjekje zyrtare, atëhere kjo do të diskutohet gjatë muajve në vazhdim.

Deri tani, përpjekja me serioze për Kupën e Botës 2030 është një bashkim vendesh ku futen Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji./  atsh

Loading...