Doni të udhëtoni drejt Italisë? Ja rregullat që duhet të dini deri më 15 maj

Raportohet se rregullat anticovid të vendosura nga Italia do jenë në fuqi deri më 15 maj për ata që duan të hyjnë drejt këtij shteti.
Njoftimi i publikuar nga “Air Albania” informon se të gjithë ata që duan të fluturojnë për në shtetin fqinj duhet të kenë me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes.

Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që do të qëndrojnë në Itali për më pak se 120 orë për arsye pune shëndeti apo emergjence.

Loading...