Rama në Vlorë inspekton punimet e zgjatimit të ‘Lungo Mare’: ‘Ta bëjmë ta mbarojmë se të presim të vdekurin e bashkisë’

Të dielën e Pashkëve ortodokse kreu i qeverisë e kaloi në Vlorë duke inspektuar punimet e nisura. Krah tij nuk ishte kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tashmë person i padëshiruar në kampin rozë. Vetë Edi Rama e cilësoi sot atë si “të vdekurin e Bashkisë”.

Pas fitores së zgjedhjeve kryeministri Edi Rama ka vijuar rutinën e tij të inspektimeve, por pa harruar ata që nuk i qëndruan në krah.
Kreu i qeverisë inspektoi punimet e zgjatimit të “Lungo Mare” në Vlorë ku në krah nuk kishte atë që drejton Bashkinë e këtij qyteti, Dritan Leli i shpallur tashmë non grata nga partia.

“Ta bëjmë ta mbarojmë se të presim të vdekurin e bashkisë”.

Dritan Leli nuk pranoi të ishte pjesë e ekipit të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës duke dalë kundër Edi Ramës. Akti i Lelit u pa si tradhti nga socialistët, të cilët e dëbuan nga postet politike, por jo atë publik pasi mandati i kryebashkiakut i përfundon në korrik të vitit 2023.

Loading...