Besimtarët ortodoksë festuan pashkët në kishën Shën Theodhori në Vlorë.
Për shkak të pandemisë, mesha e shenjtë u mbajt mëngjesin e sotëm dhe jo në mesnatë, ndryshe nga vitet e tjera e megjithatë ritet e Pashkës së Madhe u kryen sipas rregullave anti Covid.
Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi I kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.
Loading...