‘Flas me motrën tek varri i saj’, këngëtari i realizon ëndrrën shqiptarit që i përloti të gjithë

Një histori tjetër ka përlotur shqiptarët mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Humbja e motrës, dhimbja më e madhe për një vëlla. E tillë ishte historia e Marios i cili prej vitesh nuk e ka kaluar dot dhimbjen që i ka lënë humbja e së motrës.

Fatkeqësisht disa vite më parë motra e Marios, Erin pas një lufte të gjate më kancerin nuk kishte mundur të fitonte dot betejën.

Erini vuante nga kanceri, dhe ishte detyruar që edhe pse në moshë shumë të vogël t’i nënshtrohej operacionit të saj të parë, në Athinë të cilin e kishte kaluar me sukses. Vogëlushja i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, por fatkeqësisht në moshën 8- vjeçare kishte ndërruar jetë.
Për Marion kjo ka qenë humbja më e madhe dhe që prej asaj dite është mbyllur në vetvete dhe të vetmet momente kur gjen paqe janë vizitat në varrin e së motrës.

“Ka kaluar shumë kohë, por dhimbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek varri i saj.”,tha Mario.

Një nga suprizat e mbrëmjes ishte këngëtari Stine ai i cili mori përsipër këngën dhe videoklipin që Mario do ti dedikojë të motrës, në mënyrë që të dhimbja të zbehet sado pak.

Loading...