Pandemia, Alfred Cako: Rama zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve, ndërsa Berisha si skuth i vogël…

Konspiracionisti Alfred Cako foli sot në rubrikën “Rrethi Katror” të E Diell në Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

Cako tha se Rama fitoi se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se gjithçka lidhet me pandeminë COVID.

“Pse qeveria i caktoi zgjedhjet një ditë para ardhjes së trupave të NATOS? Arsyeja është se faktori ndërkombëtar mbështeti manipulimet e qeverisë. Asnjë qeveri nuk i humb zgjedhjet nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Edhe Rama ka pasur mbështetjen e tyre. Se këtë herë nuk u votua për PD e PS, por u votua për pro plandemisë ose kundra saj. Rama e zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve pikë për pikë, i futi njerëzit brenda në shtëpi, mbylli shkollat, i mbyti në gjoba.

Ndërsa Berisha si skuth i vogël, që nuk ja mban as të dalë kundër, por as të dalë pro. Bashkë me Monikën që nuk ka guxim të dalë kundër plandemisë, kjo është arsyeja madhore pse u zgjodh sërish Rama,” tha Cako.

Loading...