‘E bekuar nëse do jetoja me vjehërrit’, Bledi Mane ironizon Anën e ‘Përputhen’: Do ja laje këmbët

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E diell, Ana Lleshaj ka pasur një “përplasje” me Bledi Manen, pas deklaratës së kësaj të fundit, se do jetonte me vjehrritë.

E ulur në dysheme, Ana tha se në ditët e sotme ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin. Ajo shtoi se do të ndihej e gabuar, ndërsa Bledi Mane e ironizoi duke thënë se Ana do ia lante këmbët vjehrrit cdo natë me ujë e me kripë.
Ana: Sot ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin. Nëse partneri im do i kishte prindërit gjallë, nuk ka gjë të keqe të jetosh me ta. Unë do ndihesha e bekuar, do i rrija në 5 e në 3, pronto do t’i rrija. Jam njeri që dua shumë dashuri, flas për Anën. Ti na flet për tradita, por tradita nuk ke. Vjehrra kudo që je, të dua.

Bledi: Ana do lante këmbët me ujë e me kripë.

Ana: Do ia laja, është shenjë respekti.

Loading...