Bes Kallaku kritikon rëndë krerët e qeverisë shqiptare dhe kosovare: T’ju vijë turp

Aktori i humorit, Bes Kallaku në puntatën e djeshme në emisionin “Koshere” ka lënë humorin dhe ka folur për një çështje të rëndësishme, atë të bashkimit kombëtar.
“Është e turpshme, jo vetëm këtu por dhe në vendosjen e trarëve kur të gjithë duan të bashkohemi ne vendosim tra mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka një mënyrë sesi të bashkohen bashkë me njëra-tjetrën, quhet ekonomi. Politikanët shqiptarë e përdorin çështjen e bashkimit kombëtar sa herë iu bien sondazhet. Sinqerisht dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët e Kosovës sepse vitin e kaluar kur ishte pandemia ishin ata që mbajtën gjallë gjithë frymën e turizmit shqiptar”, tha ai ndër të tjera.

Loading...