Adolf Hitler ishte një diktaro në pushtet dhe në jetën personale. Një dokumentar pretendon se Hitlerit i pëlqente që gratë të urinonin mbi të gjatë seksit dhe kishte një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij. Diktatori nazist gjithashtu, sipas dokumentarit, i pëlqente që gratë ta shkelmonin dhe ishte i varur nga pornografia.
Pretendimet dolën në “Hitler’s Secret Sex Life”, e cila u transmetua në Sky History të dielën. Po ashtu, Hitleri thuhet të ketë pasur një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij Geli Raubal, e cila besohet të ketë zgjatur për gjashtë vjet. Ish aleati i Hitlerit, Otto Strasser, i cili më vonë u prish me partinë, vazhdoi të pretendonte se atij i pëlqente që gratë të urinonin mbi të.
Ai tha se Geli ishte midis atyre që ishin detyruar të merrnin pjesë në të. Geli më vonë u zbulua e vdekur në apartamentin e Hitlerit në Mynih, Gjermani në vitin 1931 pasi u qëllua në gjoks në moshën 23 vjeçare, duke nxitur dyshimet se ai e vrau atë.