Mbështeti hartën e ndryshimit të kufirit Serbi-Kosovë? Rama reagon ndaj medias së huaj: Turp!…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj medias austriake “Der Standard” në lidhje me hartën për kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk ka mbështetur kurrë ndryshimet përgjatë kufirit Serbi dhe Kosovë, ndaj e cilëson si “turp” faktin që një media prestigjioze shpërndan lajme të rreme.
“@ derStandardat @webstandardat çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # E turpshme”, shkruan Rama.

Kujtojmë që në një shkrim të datës 27 prill, gazeta austriake shkruan se “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha mediave në Shqipëri se ai e kishte parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Loading...