Dhunohet policja në Itali teksa bënte kontrollin për Covid-19 në një lokal, arrestohet autorja

Një police në Verceli Itali është dhunuar nga një qytetare. Mediat italiane shkruajnë se policja në momentin e ngjarjes po kryente kontrollin për Covid para një lokali në Piazza Cavour. Lidhur me këtë situatë ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Valter Mazzetti. Ai tha se autorja është arrestuar, ndërsa vijon hetimi për shkaqet që e çoi atë të ndërmerrte këtë veprim.
Ndërkohë në Itali, situata e Covid-19 është shumë e rënduar. Kujtojmë se në fillimet e pandemisë, humbën jetën shumë njerëz, për shkak se nuk u repsektuan masat, duke përkeqësuar situatën.

Loading...