Nuk do ta besoni se çfarë gjendet aty, si u ndërtua qyteti misterioz nëntokësor në provincën italiane?

Qyteti italian i Orvieto, në provincën e Umbrisë, është i njohur më së shumti për verërat e tij të mrekullueshme të bardha dhe arkitekturën piktoreske, por ia vlen të dini se “mrekullitë” e tij më misterioze janë nëntokë.

Megjithëse vendndodhja e tij në majë të kodrës ofron pamje panoramike që janë padyshim mbresëlënëse, banorët e tij kishin pak “hapësirë” për të zhvilluar qytetin e tyre.
Kjo do të thoshte që ata duhej të gjenin një mënyrë të zgjuar për të ndihmuar jetën e tyre të përditshme. Siç bënë, duke krijuar një qytet të tërë nëntokësor.

Nuk do ta besoni se çfarë gjendet aty, si u ndërtua qyteti

Orvieto është një qytet i bukur mesjetar i vendosur në majën e rrafshët të një kodre vullkanike, një vend i banuar në kohërat antike nga Etruskët.

Ky vendbanim etrusk ishte i vendosur në mënyrë ideale për t’i bërë ballë rrethimeve, por ai kishte një disavantazh të vogël (jetësor): burimi i ujit të banorëve të tij ishte jashtë qytetit, në fushat poshtë kodrës.

Kështu që ata krijuan puse nëntokësore dhe ndërtuan dhoma me rezervuarë për të mbledhur dhe kanalizuar ujin e shiut, duke filluar kështu punën ndërtimore nëntokësore që do të vazhdonte për 2500 vitet e ardhshme.

Puset ndihmuan etruskët të duronin një rrethim romak për dy vjet, por qyteti përfundimisht ra në 264 p.e.s.

Loading...