Është varrosur pranë të atit që e vrau, nëna kërkon të shvarrosë trupin e 3-vjeçares

Një grua kërkon të zhvarrosë trupin e bijës së saj të vogël tre-vjeçare, që është varrosur bashkë me të atin që vrau.

Rebeca Saunders nga SHBA thotë se është penduar që lejoi varrosjen e bijës së saj bashkë me bashkëshortin irlandez, i cili u fut në det bashkë me të voglën në krahë, në ngjarjen shokuese të vrasje-vetëvrasjes.

Incidenti tmerrshëm ndodhi në mars 2013, kur fermeri Martin Mccarthy, 50 vjeç, vendosi të marrë hak ndaj gruas që i kishte thënë se martesa e tyre kishte marrë fund, dhe se planifikonte të rikthehej në SHBA bashke me bijën e tyre tre-vjecare Clarissa.
Muajin e kaluar zonja Saunders krijoi një faqe donacionesh për zhvarrosjen në rrjetet sociale, duke pranuar se kishte lejuar që fëmija e saj të varrosej me “babanë që e donte, por që i mori jetën, duke e lënë në një mjegull dhimbjeje e tronditjeje”.

Tanimë nëna zemërthyer do të bëjë zhvarrosjen e bijës së saj pas grumbullimit të €50,000 fonde. Ajo tha: “Fola me drejtorin e funeralit që më siguroi se pasi të kryhet zhvarrosja, Clarissa do të ndahet nga vrasësi i saj.”

Rebeça ishte vetëm 26-vjeçe kur bashkëshorti i saj 50-vjecar, mbyti Clarissa-n e vogël në Audley Cove në Irlandë. Tre ditë pas ngjarjes vajza dhe babai i saj u varrosën në një arkivol.

Saunders thotë se ishte një “gabim i tmerrshëm” që Clarissa të varrosej në Irlandë dhe dëshiron kthimin e trupit të saj në Texas ku jeton edhe vetë. Në një intervistë më herët, gruaja kishte thënë se ish-burri i saj e kishte planifikuar aktin e rëndë.

Ajo tha: “Nuk besoj se do të jem ndonjëherë e aftë për ta falur. Ai përdori bijën e tij si një shpatë për të goditur në zemër. Kjo është egiozëm ekstrem.” Më herët u zbulua se burri kishte shkuar në një gjykatë familajre për t’u siguruar që vajza të mos lejohej të dilte nga vendi.

Loading...