‘Mori vetem 2 vota në zgjedhjet e 25 prillit’- Gjuzi: Vodhët zgjedhjet, t’ju vijë zor!

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi thotë se gjatë tetë viteve qeverisje nga kryeministri Edi Rama, borxhi publik është rritur nga 63% në 98%.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjuzi thotë se qeveria vodhi zgjedhjet e 25 prillit.
Gjuzi: Mendoj e ju shkëlqesi ministre jeni përdorur se keni financuar duke shkelur ligjin, të dëmtuarit nga tërmeti. Kishit 17 muaj kohë për të disbursuar paratë, por nuk e bëtë këtë. E bëri neo-otomani Edi Rama për të rritur borxhin që e mori 63% nga paraardhësi i tij dhe e çuat 98%. Ka 8 vite që Rama abuzon me financat. Ju bletë vaksinat dhe i keni kthyer sytë nga lindja, kur Shqipëria është një vend me korent perëndimor. Ju vodhët zgjedhjet dhe për këtë t’ju vijë zor, t’ju vijë zor.

Loading...