COVID-19 ka marrë një tjetër jetë në radhët e artistëve në vend. Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej disa ditën ai ishte infektuar me këtë COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, por nuk ta mundte këtë virus.
Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Red Rdoja, teksa shkruan edhe disa fjalë të ndjera për babanë e tij që nuk jeton më.
“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan ai.
Loading...