Njihuni me Edita Aradinović, këngëtarja me famë në Serbi, por që rrëfen se është shqiptare. Për mediat shqiptare ajo tregon se babai i saj është nga Kosova, mamaja gjysmë egjiptiane. Sipas saj, ajo ka lindur në Serbi dhe jeton aty, por rrënjët i ka shqiptare.
Ajo rrëfen se kurrë nuk e ka viztuar shqipërinë, por pas pandemisë do jetë gjëja e parë që do bëjë.
“Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”, u shpreh ajo.
Loading...