Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se aktori i njohur, Guljem Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, ai shkruan: “Lamtumirë i dashur mik”.
Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.
Në lidhje telefonike, miqtë e 75-vjeçarit dhe aktorë të tjerë kanë shprehur të gjithë trishtimin e tyre, për këtë ndarje.
Ata e kanë përshkruar aktorin e mirënjohur si një njeri fjalëpakë e plot humor.
Loading...