Njihuni me 25-vjeçaren nga Mali, Halime Sisi e cila i ka dhënë jetë 9 fëmijëve, 5 vajza dhe 4 djem. Ka qenë ministri i Shëndetësisë që ka dhënë lajmin e mirë, duke treguar se lindja e u bë me prerje cezariane dhe nëna, bashkë me 9 fëmijët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Sipas ministrisë, e reja ishte njoftuar nga mjekët që do të sillte në jetë 7 fëmijë, ndërsa dy të tjerët ishin një surprizë e madhe për të e familjarët e saj, shkruajnë mediat e huaja.
Loading...