Tmerr, 44-vjeçari qëllon dhe djeg në mes të rrugës ish-gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nënë 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku një grua 31 vjeçare nënë e tre fëmijëve është ndjekur dhe është plagosur nga burri i saj në mes të rrugës.
Ndërkohë më pas ish bashkëshorti e ka lagur me benzinë dhe i ka vënë flakën nënës së fëmijëve të tij. 31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç jetonin me nënën e tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake.

Loading...