Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Luljeta Bozo ka treguar sot se cilat problematika do të ngrejë në parlament që zëri i saj të dëgjohet dhe qeveria të veprojë.
Bozo e ftuar në “Abcnews” tha se do kontribuojë më shumë në fushën e ndërtimit, arsimit dhe kërkimit shkencor, pasi këto fusha janë specialiteti i saj.
Më tej ajo shtoi se do ngrejë zërin edhe për ata 500 mijë pensionistë të cilët marrin një pension qesharak dhe nuk iu del për asgjë.
Pyetje: Çfarë do bëjë Luljeta në Parlament, çfarë problemesh do ngrejë?
Luljeta Bozo: Unë do flas për fushën ku jam e specializuar të flasë, se nuk mund të flas për çdo gjë. Fusha e ndëtimit dhe arsimit e kërkimit shkencor dhe një problematikë që më ka dalë nga takimet e shumta.
Se më pyesin zyrën e kam në rrugë, se bëj 5-10 km dhe takoj njerëz që më qajnë hallin. Nga hallet e shumta të njerëzve, që nuk hezitojnë të më thonë, është problemi i pensionistëve, është një problem shumë akut, se janë mbi 500 mijë pensionistë. Janë shumë aktivë, janë të parët që shkojnë në votime, janë njerëz që janë mësur me punë.
Gazetari: Janë të parët që shkojnë dhe votojnë PS.
Luljeta Bozo: (qesh) atë nuk e di, mund të jetë edhe kështu. Ata marrin një pension qesharak, po të mos kenë mbështetjen time ata vdesin për bukë, jo të gjithë, por shumë. I shoh atje në dyqan dhe mezi marrin një kokërr portokalle. Dhe më vjen keq për këtë, kanë punuar një jetë dhe të privohen se s’mund të blejnë një frut. Mezi iu dalin lekët për bukë apo për ilaçe.
Pyetje: Mendoni se duhet të ketë në parlament më shumë si ju, që flasin kështu me elegancë dhe maturi, e jo me shkaka, tallje apo batuta.
Luljeta Bozo: Me thënë të drejtën nuk e kam ndjekur shumë, sepse unë kam shumë punë, ndryshe nuk do ishin bërë kaq sa kam bërë. Se unë e kam planin vjetor, çfarë do bëj në janar, shkurt e me radhë. Për 2021 e kisha bërë planin…