Vranë policin dy vite më parë, burg të përjetshëm për 2 studentët amerikanë

Dënohen me burg të përjetshëm studentët nga Kalifornia, Lee Elder dhe Gabriel Christian Natale-Hjorth pasi në vitin 2019 vranë me thikë një polic. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë, ku viktimë ka mbetur Mario Cerciello Rega, 35 vjeç, pasi po hetonte prishjen e një pazari droge.
Mediat shkruajnë se dy autorët e krimit e kishin pranuar se e kishin goditur me thikë Regën 11 herë, por pohoi se ai veproi në vetëmbrojtje, duke besuar se oficeri i policisë ishte një kriminel. “Sapo ndjeva duart e tij duke më shtrënguar qafën, instiktivisht mora thikën dhe e godita disa herë në përpjekje për të shpëtuar prej tij”, tha ai.

Natale-Hjorth, 20 vjeç, u dënua për ndihmën e tij për të fshehur armën në hotelin e tyre.

Loading...