Vdiq nga Covid-i, drejtori i ‘Shefqet Ndroqit’ tregon sëmundjet bashkëshoqëruese të Guljelm Radosë

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ka folur mbrëmjen e sotme për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja.

Ai tha se aktori vuante nga hipertensioni, ndërsa shtoi se Radoja ishte edhe pak mbipeshë, duke thënë se këta janë faktorë risku që ndihmojnë virusin të vrasë më shpesh.
“Pati përmirësim, por më pas lajmëruan dhe thanë që do e intubonin. Kishte hipertension, që është faktor risku dhe ishte pak mbipeshë.

Por në botë ka patur edhe raste që kanë qenë shumë të rinj, pa sëmundje shoqëruese që kanë humbur jetën sepse e kanë kapur vonë virusin”, tha Kapisyzi.

Loading...