Një djalë tre vjeçar mbijetoi pasi ra pesë kate nga dritarja e një apartamenti në trotuarin poshtë. Jose i vogël thuhet se ishte në shtëpi me nënën, motrën dhe tezen e tij kur ngjarja ndodhi të hënën pasdite. Djali, i cili ka sindromën Dawn, u pa duke rënë nga banesa në lagjen Bronx të New York City.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë 3-vjeçarin që hidhet nga dritarja, përfundon në një tendë biznesi poshtë dritares dhe më pas bie në trotuar.
Më pas djali shihet duke u përpjekur të ngrihet pasi ka rënë në tokë. Video tregon kalimtarët që i vijnë shpejt në ndihmë dhe një burrë që mban Jose në krahë.
Sipas NBC New York, tezja e Jose-it zbriti për ta kërkuar ndërsa mamaja e tij ishte e tmerruar të dilte nga shtëpia pasi kishte frikë se fëmija i saj kishte vdekur.
Tezja e djalit u shpreh: Ai thjesht po na shikonte me habi. Ai nuk po qante. Thjesht dukej i frikësuar sikur pyeste se çfarë po ndodhte.
Sipas faqes amerikane të lajmeve, anëtarët e familjes vunë re vetëm se ai kishte rënë nga dritarja kur një fqinj erdhi duke goditur në derën e tyre. Hector Nazario pronari i biznesit që ndodhej poshtë shtëpisë së familjes së djalit u shpreh se ishte shumë shqetësuese të shikoje këtë incident.“Është një mrekulli që fëmija është ende gjallë dhe mund të ketë qenë më keq”.
Pas rënies pesë katëshe, Hoze u dërgua në një spital lokal. Policia tha se ai ishte me fat që mbijetoi vetëm me një femur të thyer. Familja e fëmijës tha se ai do të duhet të qëndrojë në spital ndërsa këmba e tij shërohet.
Departamenti i Policisë së Qytetit New York tha se rënia është klasifikuar si një incident dhe nuk do të ngrihet asnjë akuzë.