Mos përdorni ilaçe, mushkonjat mund ti zhdukni më së miri me këto erëzat

Në verë, mushkonjat janë një problem shumë i madh dhe secili nga na kërkon mënyrën për ti shpëtuar. Sigurisht që ilaçet në treg janë efikase, por mund të dëmtojnë shëndetin tonë.

Në tregje ka shumë zgjidhje kundër problemit të mushkonjave por zakonisht këto zgjidhje përmbajnë disa kimikate që mund të kenë efekte anësore në shëndetin tonë.

Për të na ardhur në ndihmë, ekspertët kanë listuar 10 erëza që na ndihmojnë për të zhdukur mushkonjat.
Ekstrakti i Vaniljes; Përzjejeni atë me çfarëdo lloj kremi pa erë në masën 1 me 10 dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit; Shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat. Me të mund të lyeni edhe një copë pambuk dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.

Livando; Mushkonjat nuk e durojnë dot erën e livandos, qoftë ajo e freskët e thatë ose në formë vajore. Për fatin tonë të mirë, livandoja përdoret në trajtimet aromaterapeutike si një kurë natyrale për qetësi dhe kundër ankthit. Livandon mund ta përdorni mbi rroba, në lëkurë, ose thjesht si lule në shtëpi.

Farat e karafilit; Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng me pak alkol që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Dëllinja; Nëse keni organizuar aktivitet në natyrë hidhni disa degë dëllinje në zjarrin bubulak dhe mushkonjat nuk do t’ju shqetësojnë.

Vaj kedri; Vaji i kedrit është jo vetëm një nga përbërësit më popullorë të parfumeve, por edhe mjaft efektiv në largimin e insekteve: mushkonjave, mizave dhe buburrecëve që e urrejnë aromën e tij.

Pelini i ëmbël; Vaj i bërë nga lëngu i rrënjëve të pelinit të ëmbël (në 1,5 litra ujë zjehen një grusht nga kjo barishte për rreth një orë e gjysmë) nuk ka vetëm efekt në trajtimin e plagëve, por nëse aplikohet në lëkurë mund të shërbejë si një parandalues i mushkonjave.

Kamomili; Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve. Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates; Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.

Hudhra; Sipas të dhënave shkencore, mushkonjat i qëndrojnë larg atij ose asaj që ha shumë hudhër. Por mbani mend që nëse hani shumë hudhër edhe njerëzit do t’ju qëndrojnë larg, ndaj mos e teproni.

Nëse mushkonja arrin t’ju pickojë ju mund të bëni veprimet e mëposhtme që t’i shpëtoni asaj ndjesisë së tmerrshme për t’u kruar pa fund.

Loading...