Shmangu aktin terrorist tek sheshi ‘Skëndërbej’/ Veliaj nderon heroin Klodian Elqeni

Klodian Elqeni, i riu i cili neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill, u nderua këtë të enjte me medaljen mirënjohja e Tiranës.

Titullin ja dorëzoi kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj që e konsideroi veprimin e tij heroik duke shpëtuar jetën e kalimtarëve që ndodheshin në shesh.
ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”

Shmangu aktin terrorist tek sheshi “Skëndërbej”/ Veliaj

Ndësa Klodiani i cili parandaloi tragjedinë, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,”

Ngjarja ndodhi mesditën e 25 prillit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku Arben Mema, me një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, por fatmirësisht aventura e tij përfundoi pa të lënduar.

Loading...