‘PD po fundoset si Titaniku’, Kreshnik Spahiu: Në fund do mbeten ‘kapiteni plak’ dhe ‘violinisti’ që…

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se Partia Demokratike po fundoset si Titaniku dhe të gjithë po largohen.

Sipas tij, i pari që u largua është Agron Duka, ndërsa pas tij do të ikin edhe Ndoka, Dule, Idrizi dhe Shehi, dhe në fund 3 deputetët e LSI-së. Spahiu thotë se në fund në anije do të mbeten “Kapiteni plak” dhe “Violinisti” që nuk e dëgjon askush, të cilët do marrin me vete çelësat e anijes mes ndryshkut, e cila nuk do i vlejë askujt.

“PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi….. Pas tyre 3 deputetë e LSI. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado.
Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drejt oqeanit.

Do mbetet në fund “Kapiteni” plak dhe “violinisti” muzikën e të cilit nuk e dëgjon askush.

Të dy do marrin me vehte çelsat e anijes thellë mes ndryshkut të një relike që nuk do i vlej askujt. Koha do prodhojë mijëra anije më të mëdha dhe më të shpejta, që do mbërrijnë në destinacionin që keni ëndërruar”, shkruan Spahiu.

Loading...