Kërkojnë largimin e tij, Jul Deda mbron Bashën: Harrojeni, po nuk patët ngrit dy gishtat në fushatë…

Julian Deda u është drejtuar të gjithë kritikëve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bsha, të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e këtij të fundit, pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Deda shprehet se është dakort që të ketë ndryshime brenda partisë, por që një person të kërkojë që drejtojë, fillimisht duhet të ketë bërë fushatë për PD-në.

Siç edhe thotë edhe vëtë aktori, po nuk pate ngritur dy gishtat, s’ka një gisht.

“Përshëndetje të gjithëve, e di si është puna e këtij debatit brenda PD-së? e para më bëhet qejfi që diskutohen punët e Partisë Demokratike, jo vetëm ngaata të PD-së, por edhe jashtë atyre sepse kjo tregon që ajo parti nuk ëhstë vetëm e demokratëve, por e të gjithëve.
Është aset kombëtar dhe për të mirën e Shqipërisë. Të gjithë duam që ajo të performojë sa më mirë, ajo që më bën përshtypje është se kanë filluar këta që drejtojnë gishtin, ik ti, bëj ti, jep dorëheqjen, mos e jep dorëheqjen.

Jam dakort ore, mund të kërkohet edhe ndryshimi i strukturave por që ta bësh këtë duhet të kesh kontribuar më para, që të drejtosh gishtin, duhet të kishte ngritur dy gishtat në fushatë.

Pa dy gishta, s’ka një gisht. Se nuk është as korrekte politikisht dhe as burrërore. Po s’pate ngritur dy gishtat, s’ka një gisht. Ciao!”- thotë Deda.

Loading...