Shokon Arjan Çani: Meta ikën nëse e ka vendosur ambasada amerikane…

Sot u miratua një Komision i dytë hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. I ftuar në MCN TV gazetari dhe moderatori Arian Çani deklaroi se nuk bën dot parashikime nëse Presidenti Meta do ta përfundojë mandatin apo mund ta shohim në vjeshtë në krye të LSI-së, por theksoi se Meta do të ikë nëse ambasada amerikane e ka vendosur një gjë të tillë, pasi sipas tij nëse do diçka arrin ta marri atë.
“Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga gjykata kushtetuese sepse dihet që maxhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im”, u shpreh Çani.

Loading...