Digjet plotësisht makina në Sarandë, mister shkaku

Policia e Sarandës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një makinë është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
“Saranë/Informacion paraprak/ Më datë 07.05.2021, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Loading...