‘Vjosa pa diga’, Leonardo Di Caprio bën thirrje sërish për të mbrojtur lumin

Digat në Vjosë kanë revoltuar jo vetëm shqiptarë por edhe ndërkombëtarë, mes tyre, edhe ylli i kinematografisë, Leonardo Di Caprio. Ky i fundit në fakt ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për mbrojtjen e lumit.
Herë pas here ai ka bërë postime në rrjete sociale, duke bërë thirrje që ky projekt të mos lejohet, duke etiketuar në postim edhe zyrtarët më të lartë të shtetit tonë.
Ndërkohë që ai ka ardhur sërish me një tjetër thirrje. Këtë herë nga tëitter, ai shkruan: “Vjosa si park kombëtar do e mbrojë zonën nga digat dhe nga shpimet e naftës dhe gazit.”

Loading...