Njihuni me Buterin, 19-vjeçari më i pasur në botë. Kandezi i lindur në Rusi, kirjoi Ethereum”, kriptomonedhën e dytë më të famshme dhe më të vlefshme, në 2013 kur ishte 19 vjeç, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.
Së fundmi, “Ether” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021. Blerja e “Ether” është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.
Më herët, Buterin punonte në revistën e “Bitcoin” si bashkë-themelues i saj, ndërsa tashmë është rivali kryesor i tij. Në 2014, ai u zgjodh të ishte pjesë e “Thiel Felloëship”, një program dy-vjeçar i krijuar nga miliarderi Peter Thiel që “jep 100,000 dollarë të rinjve që duan të ndërtojnë gjëra të reja në vend që të ulen në një klasë”.
Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.