E rëndë në Sarandë, i zunë pritë në ashensor, grabitësit dhunojnë kambistin dhe i vjedhin 5 mln lekë

Një kambist në qytetin e Sarandës është grabitur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të para, dy persona të maskuar i zunë pritë kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e goditën duke i rrëmbyer një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja.
Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Loading...