Studentët sfidojnë motin,ja cfarë paralajmërojnë…

Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ata nuk dorezohen as para kushteve te papershtatshme te motit me reshje, e me temperatur te uleta. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidheshin nëpër fakultetet e tyre, ndërsa gjeten forma të veçanta per te bojkotuar mesimin, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve. Ata pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie nese nuk plotesohen kerkesat e tyre.

Me thirrje në kor; ‘Plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë. Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Pak me pare para Kryeministrisë, ku qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë.

Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie.

Loading...