Aktorja e famshme jep një mesazh të fortë për vaksinën kundër Covid-19

Aktorja e famshme Jennifer Aniston është vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19 dhe lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale. Jennifer Aniston ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e vaksinës:
E vaksinuar plotësisht dhe ndihem kaq mirë! Jemi shumë me fat dhe të privilegjuar që kemi mundësi të vaksinohemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, kjo nuk mundësohet kudo.

Siç të gjithë e dimë, shëndeti i njërit prej nesh prek shëndetin e të gjithëve. Po mendoj për ata që nuk e kanë ose s’do të mund ta kenë mundësinë të vaksinohen e të përqafojnë miqtë dhe familjarët,”- shkruan Aniston krahas fotos së saj me krahë hapur.

Loading...