Greqia në muajin maj nuk do të hapë vetëm sezonin turistik, por edhe shumë aktivitete. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se kopshtet në Greqi do të hapen më 17 maj, një javë pas shkollave, ndërsa deri në fund të muajit do të çelen dhe kinematë verore dhe muzetë.
“Ne jemi duke lëvizur gradualisht dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe normalitetit, pasi situata epidemiologjike na lejon ta bëjmë këtë” tha zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Vendimet që mori Greqia
Nesër hapen plazhet
Në 10 maj hapen gjykatat administrative dhe penale
Në 10 maj hapen shkollat me një certifikatë vetë-testimi dhe maskë
Në 14 Maj hapen muzetë
Në 17 maj do të hapen kopshtet
Në 21 maj hapen kinematë verore
Në 28 maj dëgjesat publike
Gjithashtu aktivitetet sportive pritet të kthehen në normalitet në ditët në vijim. Në datë 10 maj notarët mund të stërviten në pishina. Një kusht themelor është të mos tejkalohet numri maksimal i kapacitetit të pishinave, sipas protokolleve shëndetësore dhe rregullave të distancave. Greqia përgatitet për një sezon turistik ku ka mjaft pritshmëri.