Një lajm ka ardhur nga gjigandja UEFA. Bëhet me dije se këtë vit kjo kompani do të ndryshojë logon e UEFA Champions League. Kujtojmë se logoja origjinale është vendosur në vitin 1992, kur u prezantua gara dhe në këto 30 vite, logoja është ndryshuar shumë pak.
Sipas FootyHeadlines, edhe ndryshimi këtë vit nuk do jetë i madh, vetëm një ndryshim i vogël vizual.
Pas 30 vitesh, UEFA pritet të bëjë këtë ndryshim
Logoja e re e Ligës së Kampionëve duket pothuajse identike me logon aktuale. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime të qarta. Pjesa e ‘League’ është më e madhe dhe pjesa e “UEFA-s” është më e trashë. Dallim tjetër është ndryshimi i vendit të shkronjës “R” që vendoset pas Champions League. Tashmë ajo do të vendoset lart e jo poshtë siç ka qenë më parë. Tjetër dallim pritet të jetë te shkronja “P”.