Zbulohet biznesi i ri i Xhensilës jashtë ekranit, planet e këngëtares jashtë muzikës

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, i ka surprizuar të gjithë. Këtë herë ajo nuk do të rikthehet me një hit muzikor, por do të vijë dhe si një ‘bussines woman’.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar se Xhensila prej kohësh po punon në një sipërmarrje të re.

Thuhet se brenda pak muajsh këngëtarja do të lancojë linjën e saj të produkteve të kujdeesit për lëkurën së bashku me hapjen e një klinike estetike në Tiranë.
Xhensila nuk ka dhënë detaje dhe ka preferuar ta mbajë surprizë këtë detaj të rëndësishëm.

Përsa i përket muzikës, dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot, pavarësisht se ditët kanë kaluar.

Loading...