Blendi Fevziu është një nga ikonat e gazetarisë shqiptare dhe një figurë shumë e dashur për publikun. Rrëfimin për jetën e tij te Ola, Blendi Fevziu e nisi duke thënë se ka patur fatin të bëjë punën që gjithmonë ka ëndërruar.
Duke u kthyer pas në kohë nëpërmjet fotove, ai tha se të dy prindërit e tij kishin studiuar për gjuhë shqipe dhe letërsi dhe për të birin nuk ishin dakord që ai të vazhdonte studimet për të njëjtin profesion.
Gazetari rrëfeu se nga fëmijëria e hershme nuk kujtonte shumë detaje, por mesa i kishin treguar, tha se deri në moshën 6-vjeçare nuk ka qenë një fëmijë i qetë.
Ndryshe nga shumë fëmijë Blendin e kanë tërhequr sendet dhe objektet e vjetra. “Kam qenë fëmijë shumë kurioz, më shumë me sendet se sa me njerëzit”, u shpreh ai.
Ndërkohë nga adoleshenca ai kujtoi se ka qenë një adoleshent normal pa ndonjë shpërthim. Sipas Blendit, njeriu është produkt i rrethanave me të cilat përballet në jetë dhe në formimin e tij ndikojnë shumë faktorë.