Historia e gruas që la politikën pas dështimit në fushatë elektorale për të punuar me kamion plehrash

Historia e gruas që la politikën pas dështimit në
Disa politikanë gjatë jetës së tyre pas politikës tentojnë të vazhdojnë të kenë një “punë të ndritshme”, por ky nuk është rasti i Ann-Sofie Hermansson.

Sipas medies së huaja, ish-kryetarja e Komunës së Gothenburgut, qyteti i dytë më i madh i Suedisë parkon automjetin e saj të punës prapa selisë së Renova, ndërtesë ku mblidhen mbeturinat e qytetit.

“Njerëzit ndonjëherë më pyesin se çfarë dreqin po bëj këtu, por për mua kjo është një zgjidhje e mirë. Unë duhet të paguaj qiranë”, thotë ajo.

Pas një karriere të suksesshme si këshilltare ministre në kryeqytetin e Suedisë Stokholm dhe më vonë si zyrtarja e lartë në Gothenburg, ajo u mënjanua nga kolegët e saj Social Demokratë pas një fushate elektorale të pasuksesshme në vitin 2018.

Por, në vend që të ndiqte një rrugë në marrëdhëniet me publikun, një opsion që ajo tha se ishte në tryezë ose në një rol këshillues për një nga shumë ndërmarrjet e suksesshme prodhuese të Suedisë, ajo vendosi të “hiqte pluhurin” nga një patentë shoferi për automjete të rënda, të cilën e kishte marrë me këshillën e babait të saj në vitet e rinisë.
Ajo shpesh mbledh plehrat, të cilat suedezët i depozitojnë në shporta jashtë shtëpive të tyre dhe tha se vendasit e njohin rregullisht dhe e ndalojnë atë për të folur rreth politikës.

“Të paktën askush nuk është i mërzitur me mua”, thotë ajo. “Kjo bën një ndryshim të mirë nga puna si politikan”.

Edhe pse i rrallë, nuk është rast unik

Sidoqoftë, ndërsa është e pazakontë, vendimi i saj pas politikës nuk është unik.

Ish-presidenti i Uruguait, José Mujica refuzoi të pranonte një pension shtetëror kur ai u largua nga zyra dhe pasuria e tij është raportuar të përbëhet edhe nga një automobil i dëmtuar VW.

Gjithashtu, ish-ministri i Arsimit i Suedisë, Gustav Fridolin, hoqi dorë nga një shpërblim pas-ministror që i takonte dhe mori një punë duke dhënë mësim në një kolegj për të rritur në Stokholmin qendror.

“Edhe pse puna në qeveri ishte shumë e përmbushur në ato raste kur ne sollëm ndryshimet, nuk mund të them me të vërtetë se isha i lumtur sa herë që hyja në departament, por kjo është ndjesia që kam kur hyj në shkollë”, ka thënë ai.

Ajo është e vërtetë

Ann-Sofie Hermansson lindi në Tjörn, një ishull në veri të Gothenburgut, në vitin 1964.

Ajo u bashkua me Volvo kur ishte 19 vjeçe, iu caktua një rol në transportimin e pjesëve, pastaj u bashkua me sindikatën lokale të përpunuesve të metaleve dhe krahut të të rinjve të Social Demokratëve dhe bëri një emër si një avokate e të drejtave të punëtorëve.

Hermansson mbajti punë të ndryshme brenda lëvizjes sindikale suedeze përpara se të rekrutohej në Gothenburg për të punuar me kryebashkiakun Göran Johansson, një figurë dominuese brenda politikës suedeze socialdemokrate.

Në janar të vitit 2016, ajo vetë u bë kryebashkiake, duke drejtuar një qytet me mbi gjysmë milioni njerëz, me një fjalë gjithçka, nga kujdesi për fëmijët te projektet e infrastrukturës shumë milionëshe.

Gjatë vitit të saj të parë duke ndihmuar në mbajtjen e Gothenburgut të pastër, ajo ka azhurnuar rregullisht një profil në Tëitter që shpesh thekson punën e kolegëve të saj.

Ndryshe, përgjigja ndaj ndërrimit të karrierës së Hermansson ka qenë kryesisht pozitive në mediat suedeze me reporterë të ndryshëm që dëshirojnë të ndjekin progresin e saj.

Loading...