Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, në studion e “Breaking” deklaroi se nëse Basha do të jetë edhe katër vite në krye të opozitës atëherë nuk do të ketë dritë në fund të tunelit të demokratëve, duke nënkuptuar se PD-ja do të jetë në opozitë edhe në beteja e ardhshme elektorale.
“PD ka qenë me vetëmohim në funksion të tij, ekipi që kanë pranë ka qenë shumë mirë. Grupi i huaj që ka punuar ka bërë punë shumë të mirë.
Nëse këta i bën larg nga konsultimi politik nuk mund të bëjnë asgjë më shumë se kaq. Na nxore me vonesë në fushatë i rrotullove njerëzit që nuk kishin qenë më parë. Nuk dinin emrat e fshatrave në zona,
Ne vijmë rrotull sepse zotëria ka frikë se iks apo ypsilon person i krijon një peshë politike. Veç vonesave po ju jap edhe këtë element”, tha Kadilli.
Sipas tij, kjo shtyrje në kohë e analizës së humbjes së zgjedhjeve është një fyerje për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ai shtoi se nëse zgjidhet kryetar i PD-së do të drejtojë partinë në një metodë të re, ku kryetari shkon te demokratët dhe jo që rrethohet në zyrën e PD-së me njerëzit e tij, duke e kthyer si një kompani private.